Kategoria e Parë, Kastrioti bën detyrën, Besa mposht Pogradecin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Parë, ku Besëlidhja ka mposhtur Erzenin në Lezhë, me rezultatin 4-2, ku në ndeshje ka pasur 3 penallti, dy për vendasit dhe një për miqtë nga Shijaku.

Një fitore që u shkon për shtat vendasve që duan vendin e dytë, ndërsa Kastrioti ka mposhtur Korabin me rezultatin 0-2 në transfertë, por që sfida është luajtur në Kamzë, me krutanët që saldohen në krye.

Ndërkohë, në Grupin B, një sfidë mjaft interesante, ajo mes Besës dhe Pogradecit e luajtur në Shijak ka përfunduar me rezultatin 3-2 për verdhezinjtë, që me këtë fitore janë edhe vetë në lojë për t’u ngjitur dhe gara është bërë më interesante. Nesër në Fier luan Apolonia me Lushnjën.

Ja rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot për “Play-Off-in” e Kategorisë së Parë…

Ndeshjet e sotme, rezultatet

Grupi A

Besëlidhja – Erzeni 4-2

Golat: E.Hoxha 23’ (11-m), 45’, 75’ (11-m), Fetaj 61’ / Çutra 58’, Rezi 64’ (11-m)

Korabi – Kastrioti 0-2

Golat: Çela 49’ , Ajazi 90’

Grupi B

Besa – Pogradeci 3-2

Golat: Onu 1’, B.Lila 55’, Conceicao 70’/ Liçkollari 9’, Alillari 42’


Shtuar 14.06.2020 17:02