“Ata po fluturonin”, dëshmitari tregon tmerrin nga aksidenti që u mori jetën katër të rinjve

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të kryqëzimi të Borizanës në Fushë-Krujë, ku si pasojë humbën jetën tragjikisht katër të rinj.

Tre prej të rinjve mbetën të vdekur në vend ndërsa i katërti humbi jetën teksa ishte duke u transportuar drejt spitalit të Traumës. Bëhet fjalë për Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç, Juljan Mehilaj, 45 vjeç.

Mësohet se të rinjtë po udhëtonin me një mjet tip audi i cili u godit nga pas një trajler që ishte duke ardhur nga Kosova.

Ashtu siç u tha dhe në momentet e para të pas aksidentit, arsyeja e përplasjes duket të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti i viktimave.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë ata nuk kanë mundur dot që të frenojnë, duke shkaktuar një përplasje të fortë, që çoi në vdekjen e tyre.

Një dëshmitar që ka qenë në vendin e ngjarjes, shprehet se vetë ai ka ndihmuar në nxjerrjen e trupave nga makina, por përpjekjet për shpëtimin e tyre kanë qenë të kota.

“Ata kanë qënë bash duke fluturu, makina e atij kosovarit nuk ka pas faj. Të katër të vdekun, skishte ça me bëje. Kam qenë i pari që kam ardhur këtu se punoj roje. Trupat i kena qet me dorë, i kena nxjerrë kështu me gjak, trupa të rëndë shumë, djem të shëndoshë. Shpejtësia vallai, kanë qenë shumë”, shprehet dëshmitari, i cili punonte si roje në një karburant që gjendej pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Mësohet se viktimat kanë qenë banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës./albeu.com/


Shtuar 19.03.2020 08:15