“As gjarpërinjtë nuk ngacmohen kur hanë”, Gjuzi reagon për fotot ku shijonte byrek me dhallë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi u fotografua teksa shijonte byrek me dhallë në një nga byrektoret në rrugë.

Kaq mjaftoi, e këto foto bënë xhiron e rrjetit ku polemikat dhe diskutimet për financat e deputetit bënë që vetë ai të reagonte.

Kujtim Gjuzi thekson se është njeri i thjeshtë dhe se byreku dhe një shishe kos në mëngjes është këshilla e babait të tij për të mbajtur trupin e formë.
Reagimi i plotë
“Deputeti Kujtim Gjuzi është tradicional

Unë nuk jam në bllok por jam përballe Kuvendit te Republikës se Shqipërisë

Miq unë jam një qytetar si ju dhe është hera e dyte qe dal ne portale i fotografuar duke ngrenë, ama ju them se;

Edhe gjarperinjte nuk ngacmojnë kur dikush është duke ngrenë.

Unë ju them se spiunet e komunareve jane akoma sot e kesaj dite neper kembe ne pastruam parlamentin siç u pastruan disa syresh deputet ashtu do te mbarojne edhe disa te tjere ne vitet ne vijim.

Byreku dhe nje shishe kos per mengjes eshte keshilla e babait tim qe me ka dhene ky ushqim mban trupin ne forme gjate gjithe dites!

Besoj se askush nuk ka pare deri tani Kujtim Gjuzin ne spitale vetem ne rastin qe dhuroj gjak dhe nuk marr asnje lek nga dhurimi i gjakut tim te pastert.

Ju faleminderit gazetareve per lajmin atyre qe me fotografojne ju them mos e beni gratis kerkoni para mediave qe ju i dergoni foto!”.


Shtuar 13.01.2020 12:52