Arrestohet brenda hotelit me 5 yje shqiptari me rrezikshmëri të lartë në Itali

Policia italiane i ka dhënë fund lirisë së një shqiptari të rrezikshëm që e kërkonte prej kohësh.

Ai është arrestuar në brenda një hoteli luksoz, teksa kishte planifikuar të kalonte festat e fundvitit.

Mediat italiane shkruajne se 32-vjeçari me inciale A.A u kap mengjesin e dates 4 janar në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi. Ai tek recepsioni kishte paraqitur dokumente false, por u zbulua pasi fotoja ne dokument ishte shume ndryshe nga vete personi, dhe pas kesaj personi pati dyshime te forta, aq sa njoftoi policine.

Policia e kishte shpallur ne kerkim pasi shqiptari akuzohej për trafik dhe shpërndarje droge, madje ishte emer i njohur pasi ishte debuar me pare nga Italia.

Ai u shoqerua nga policia dhe pas verifikimeve do te deportohej nga aeroporti i Fiumicinos, për në Shqipëri.

Zbulimi i tij ishte fare i thjeshte, mjaftoi nje kontroll i shenjave te gishtave per ta kuptuar se ishte ai qe kerkohej nga policia.

Ai ishte denuar me pare ne moshën 19 vjeç për krime të rënda, rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme, dëmtim personal, mbajtje armësh, nderkohe qe me pas ishte bere pjese e nje rrjeti trafiku droge.


Shtuar 5.01.2020 10:18