Për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Rrëshen ku Kastriot Reçi u vra në derën e lokalit nga ku po dilte, ka reaguar edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Kjo pasi u tha se 47-vjeçari ishte pronar i televizionit lokal M+ në Lezhë.
Por AMA mohon që kjo gjë të jetë e vërtetë.
“AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.”- thuhet në deklaratën e AMA-s.
Deklarata e plotë
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018. /albeu.com/