Aksident pranë “Urës së Tabakëve”, rrezikohen këmbësorët

Një aksident mësohet se ka ndodhur sot tek “Ura e Tabakëve” në Tiranë.

Një automjet me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar jetën e dy kalimtarëve.

Fatmirësisht, një pemë ka shpëtuar jo vetëm kalimtarët, por edhe drejtuesin e automjetit i cili me shumë gjasa do të përfundonte në lumin Lanë.


Shtuar 4.01.2020 13:54