A të detyroi Basha Ramën të pranoje marrëveshjen e 5 qershorit?

Kryeministri është pyetur sot nëse ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai që detyroi të pranonte marrëveshjen e 5 qershorit, teksa është përgjigjur se ai detyrohet vetëm nga vetja e tij nga qytetarët dhe nga familja.

“Qartësisht po ju them se mua ka vetëm një koalicion që më detyron dhe ky koalicion është koalicioni i marrëdhënies me veten, me qytetarët dhe me familjen.

Marrësveshja e 5 qershorit është marrëveshja ku për herë të parë në historinë e këtij vendi, në 1 marrëveshje bëhet nga a-ja tek zh-ja ajo që kërkon opozita. Kemi shkelur mbi veten tonë për ta kënaqurderi në fund Partinë Demokratike. Unë kam respekt më shumë për ata që janë jashtë sesa për ata që janë brenda.

Ata njerëz që janë sot në parlament i ka sjellë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Në Kuvendin e Shqipërisë në punojmë me ata dhe jo me ata që i kanë sjellë. Është bindja jonë se populli shqiptar në shumicë kërkon diçka dhe të cilën ne duhet t’ia japin. Unë nuk besoj se listat e hapura kanë ndonjë efekt çudibërës por ato janë nevoja e një lidhjeje më direkte të të zgjedhurve pranë zgjedhësve.”- tha Rama.

Kujtojmë se Ramaështë pro listave të hapura jo sepse kanë ndonjë efekt çudibërës por janë nevoja për të lidhur drejtpërdrejt zgjedhësit me të zgjedhurin.


Shtuar 10.07.2020 11:49