A do te rikthehen vizat? Rama sqaron edhe njëherë qytetarët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sqaron sërish programin ETIAS nga Bashkimi Evropian për lëvizjen e shqiptarëve në zonën Shengen.

Rama shprehet se qytetarët shqiptarë do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, ndërsa shton: “Nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar”.

Statusi:

Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar😷

Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore🇪🇺

#vinimaskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes


Shtuar 7.10.2020 12:44