Ndeshjet e Nations League, Bare: Ndaj Lituanisë ishim të shpërqendruar, këtë herë do bëjm më mirë

Në prag të sfidës me Kazakistanin të vlefshme për Ligën e Kombeve, mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, është shprehur se të gjithë duhet të futen në fushë dhe të japin maksimumin.

Më tej ai foli edhe për ndeshjen e kaluar ku humbëm ndaj Lituanisë, teksa u shpreh se lojtarët nuk ishin të përqendruar.

“Gabimet me Lituaninë? Nuk kam çfarë të flas me trajnerin, pasi ai vendos për gjithçka. Ndaj Lituanisë nuk dhamë maksimumin dhe nuk ishim të përqendruar. Mendoj se në ndeshjet e ardhshme do bëjmë më mirë dhe do marrim rezultate pozitive.

Kalimi tek Espanjoli nuk më jep më shumë besim, pasi këtu është ndryshe, pasi vij këtu për të dhënë maksimumin dhe më pas vendos trajneri.

Fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit, të bëjmë lojën tonë dhe të futemi në fushë për të fituar. Fusha do tregojë gjithçka, nuk mund të flasim që tani për çfarë vendi do të jemi”, u shpreh Bare.


Shtuar 7.10.2020 12:38