4 persona drejtues në dy sektorë njëkohësisht, Xhaferaj: “Halabaku” i kryeministrit u shpërblye në bashki (VIDEO)

Ferdinand Xhaferraj, kreu i PD në Durrës, ka dalë në një deklaratë për mediat duke u shprehur se në Durrës 4 persona mbajnë nga dy poste njëkohësisht.

Xhaferri në fjalën e tij thekson se si është e mundur që në një qytet që ka plot të rinj të shkolluar janë zgjedhur vetëm katër persona për të mbajtur dhe për të qenë drejtues njëkohësisht në dy sektorë.

Gjithashtu PD-ja në Durrës ka akuzuar kryeministrin për nëpërkëmbjen e qyetarëve, ku ka veçuar emërimin e Ardjan Iliazaj në krye të Shërbimeve në Bashki, një person që më parë ishte quajtur halabak prej tij.

Deklatara e plotë:

Personi që qartazi përcaktohet nga Kryeministri si halabak para tre ditësh është emëruar Drejtor i Shërbimeve në Bashki. Besoj se nuk ka nevojë për koment për papërgjegjshmërinë, arrogancën dhe nëpërkëmbjen që Edi Rama i bën qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Por nuk është vetëm kaq. Përditë shikojmë një qytet që shkatërrohet, përditë shohim një qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit, por korrupsionit. Shikoni delegimet e papërgjegjshme.

Ish Drejtoresha shërbimeve Emiriana Sako delegohet Nën/kryetare Bashkie dhe më tej delegohet si Kryetare Bashkie, PSE? Nën/kryetari i Bashkisë mban edhe funksionin e Drejtorit Juridik, PSE? Përgjegjësja e Sektorit të Burimeve Njerëzore është edhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, PSE? Përgjegjësja e Sektorit e Politikave të Territorit është edhe Drejtoreshë e Politikave të Territorit, PSE? Drejtori Ekonomik është edhe Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik, PSE? Halabaku u emërua Drejtor i Shërbimeve dhe Drejtoria e Politikave të Zhvillimit dhe Turizmit është bosh.

Përse katër persona mbajnë 8 pozicione? Kur kemi me dhjetra e qindra të rinj Durrsakë që janë shkolluar shkëlqyeshëm, përmes shumë sakrificave, këtu dhe jashtë vendit dhe na kontaktojnë përditë duke shprehur zhgënjimin. Prgjigjen, fatkeqsisht, e dimë të gjithë. Sepse në Shqipërinë e Ramës nuk i shërbehet qytetarit, por korrupsionit. Sepse në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja 339.

Zgjidhja është e thjeshtë dhe e ka shprehur vashdimisht lideri i opozitës z, Basha. Një ekonomi normale, një administratë normale, një Durrës normal, një Shqipëri normale./


Shtuar 20.08.2020 11:41