114 persona të testuar, Ministria jep detajet: Njëri i shtruar në Durrës

Shkon në 10 numri i të prekurve me koronavirus ne vendin tone. MSH ka bërë me dije se janë testuar 114 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 10 pozitivë, pra me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit, “në këtë pjesë janë dy të sëmurët e parë, 6 vetë që janë kontakte të të sëmurëve dhe kemi 2 raste të reja të palidhura me dy rastet e para”.

Zv,ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli theksoi se një i sëmurë që është i shtruar në Infektiv dhe që ka histori udhëtimi një ditor në Milano dhe një person tjetër është i shtruar në spitalin e Durrësit.

“Masat që vazhdojmë të marrim për ata që janë të dyshuar është karantinimi i detyrueshëm i të afërmve, të personave që rezultojnë të prekur. Karantinimi i detyrueshëm është i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet dhe ndalon sëmundjen të përhapet. Duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, shohim shumë njerëz në restorante, kafene dhe urbane, gjë që nuk duhet.

Duhet që njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Duhet që sa më shumë të mundohemi të kufizojmë kontaktet në ambiente që rrimë shumë ngushtë.
Nëse ne marrim këto masa i kemi të përgatitura strukturat për të përballuar çdo, lloj situate. Sistemi është në këmbë bashkëpunim. Ka një panik shumë të madh dhe sjellja nuk është në përputhje me panik”, tha Rakacolli.

Ndërkohë doktoresha Fico bëri thirrje për mos neglizhencë të masave të higjienës, për të parandaluar koronavirusin.

“Mospërdorimi i higjienës krijon transmetim, Sipërfaqet ku punojmë duhen dezinfektuar. Nuk është e panevojshme ta bësh këtë sepse themi se hë se kemi larë duart, por jo. Mos e neglizhoni. Ti kursejmë vetes përhapjen e koronavirusit kur është i mundshëm të parandalohet. Frika është njerëzore, paniku është një frikë e pakontrolluar”, deklaroi Albana Fico.


Shtuar 10.03.2020 11:49