Trajneri i Crvena Zvezdës në Shqipëri, Artan Hoxha: Do ju rrahim në fushë jo me grushta

Tirana do të luajë nesër ndaj Cervena Zvesdës në Air Albania në orën 20:00 për raundet eliminatore të Champins League.

Ekipi serb ka mbërritur sot në Tiranë, teksa gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar një foto ku ndodhet trajneri i Cervena Zvesdës Dejan Stankovic duke pirë kafe së bashku me stafin e tij.

Hoxha i ka bërë thirrje mediave serbe që të heshtin pasi në Shqipëri duam ti rrahim me lojë dhe jo me grushta.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Trajneri i Crvena Zvezdes, Dejan Stanković, me asistentet e tij, Nebojša Milošević, Miloš Milojević dhe ish-kapiteni i Zvezdes, Nenad Milijaš, sot pasdite ne barin e hotel Plaza, Tirane….

Ne foto, Stankoviç me bluze te kuqe, ne krah te tij me çante te zeze, Nenad Milijash.

Siç e shikoni, askush nuk u ka bere atentat, askush nuk i ka sulmuar, askush nuk i ka provokuar, madje as i kane pare me inat…

Perkundrazi, pashe qytetare, qe benin foto me ta, sigurisht duke u marre leje me pare…

Keshtuqe, media serbe duhet te qetesohet, se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrene” deri tani ne Shqiperi…..

Duam ti mundim ne fushen e lojes, jo ti rrahim me dru…
Sigurisht, per ti mundur, jemi ne dore te Tiranes…


Shtuar 24.08.2020 18:14