Thaçi i lodhur nga zvarritja e marrëveshjes: Do të marr masa!

Zvarritja e marrëveshjes nga Kurti dhe Mustafa, duket se ka nxitur edhe reagimin e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.


Shtuar 17.01.2020 11:07