“Mos iu afroni”, policia britanike shpall në kërkim 2 shqiptarët e rrezikshëm (FOTO LAJM)

Policia britanike ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të cilët akuzohen për eliminimin e një ish-snajperisti kurd në Hartlepool.

Sipas BBC, Policia e Cleveland ka shpallur në kërkim Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, pas hetimeve te para qe jane bere per vrasjen e Hemëand Ali Hussain, 30 vjeç.

30vjeccari është qëlluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Ai kishte shërbyer si snajperis në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i policise beri me dije se personat e kerkuar kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

“I bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta persona të kërkuar, te kontaktojne menjehere me policine. Nëse dikush i sheh këta, u kërkohet të mos i afrohen atyre”- thonë burimet e policise.


Shtuar 17.01.2020 11:03