Thaçi akuzon familjen e Vjosa Osmanit: I ka shërbyer Serbisë

Presidenti Hashim Thaçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj familjarëve të kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se familjarët e saj i kanë shërbyer Serbisë kundër Kosovës, por nuk ka përmendur emra.

Ai shton se nëse Osmani vazhdon të shpifë ndaj tij do të dalë edhe me detaje të tjera.

“Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, tha Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës.


Shtuar 9.06.2020 20:07