Qytetarët falen në sheshin Skënderbeu

Një grup qytetarësh është duke kryer faljen, siç edhe kishte paralajmëruar, në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Qytetarët, që po kryejnë ritualin fetar, kanë mbajtur distancën dhe janë me masa mbrojtëse.

Në një konferencë për media, sot kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, theksoi se ende s’janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive dhe për falje nëpër xhami.

Xhamitë janë mbyllur pak pasi që në vend kishin hyrë në fuqi masat e izolimit për shkak të COVID-19, në mes të muajit mars.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kishte quajtur protestë paralajmërimin për falje në shesh. Ai kishte thënë se pas këtij organizimi qëndron publicisti Milazim Krasniqi. Vetë Krasniqi e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Sveçlës.


Shtuar 19.05.2020 15:13