Pacolli mesazh publik: Shmangni udhëtimet drejt Iranit dhe Irakut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i shmangen udhëtimit drejt Iranit.

Pacolli kërkesën për qytetarët e ka bërë pas tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Në dritën e tensioneve të ngritura në Lindjen e Mesme, i këshillojmë njerëzit të mos udhëtojnë në Irak dhe Iran, me përjashtim të rajonit të Kurdistanit. Ne duhet ta ruajmë këtë vigjilencë derisa kjo situatë të qetësohet në këtë rajon.

Misioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme është që t’i mbajë të sigurtë qytetarët e Kosovës jashtë vendit”- ka shkruar Pacolli në Twitter.


Shtuar 4.01.2020 18:50