Dalin detaje të reja, dyshohet se çifti u eliminua nga djali i tyre

Kishin ardhur në Kosovë për pushime, por mëngjesi i së mërkurës doli të jetë tragjik për Durim Hadrin dhe Suada Hadrin nga Prizreni.

Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, ndërkaq dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila dyshohet të jetë përdorur, e cila është konfiskuar nga policia.

Derisa policia ende nuk ka dhënë informacione për të dyshuar të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia po e trajton këtë rast si “Vdekje e dyshimtë”.

Dyshohet se dyshohet se çifti është vrarë nga djali i tyre.


Shtuar 22.01.2020 18:06