Liverpool e ka seriozisht, agjenti i informon për çmimin e Rashicës

Duket se Liverpooli e ka seriozisht me Milot Rashicën

Pas dy sezoneve të suksesshme Milot Rashica mund të largohet në verë nga Werder Bremen.

Shumë klube kanë shprehur interesim për 7-shin e Kombëtares së Kosovës në mesin e tyre raportohet edhe për interesimin e Jurgen Klopp.

Altin Lala, agjenti i Rashicës, sipas mediave gjermane, tashmë e ka informuar Liverpoolin për çmimin e Milotit, që po monitorohet që nga dhjetori i vitit të kaluar nga ‘Redsat’.

Lala ia ka bërë të qartë Liverpoolit se Werderi s’do të heqë dorë nga Rashica për një shifër nën 35 milionë funte 38 milionë euro.

23-vjecari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar katër herë, por nuk e ka gjetur rrjetën që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar.


Shtuar 22.03.2020 20:12