Lajme të mira nga Kosova, 4 pacientë lënë sot spitalin

Lajme te mira vijne nga Kosova, ku 4 paciente pritet te lene sot spitalin Infektiv. Lajmi eshte bere i ditur nga mjeku Valbon Krasniqi. Nderkohe mesohet se nje 77-vjeçar ndodhet ende në gjendje te rende.

Infektologu pohoi se behet fjale per nje të moshuar, i cili përveç që është i sëmurë nga COVID-19, është edhe në dializë.

Duke qenë se edhe shifrat po tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve, Krasniqi tha se edhe pranimet në Klinikën Infektive gjatë kësaj jave kanë qenë të pakta.

“Mund të them se gjatë këtyre ditëve kemi pasur rënie të pacientëve te shtruar në klinikë, gjatë ditës së djeshme kemi pasur vetëm dy pranime”, tha Krasniqi në RTK.


Shtuar 8.05.2020 07:40