Infektohet me koronavirus një fëmijë në një kopësht në Prishtinë

Një fëmijë në një kopsht në Kosovë ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se rasti është i vërtetë, dhe se aktualisht klasa ku ka qëndruar fëmija është mbyllur dhe është duke u bërë dezinfektimi i saj.

“Ajo është çerdhe me bazë në komunitet . Detajet nuk i di. Por kemi marrë informata se ka rezultuar një fëmijë pozitiv. Tash jemi diskutu, klasa nuk është duke funksionuar dhe jemi duke e bërë dezinfektimin dhe duke gjurmuar më shumë për rastin, por sot gjatë ditës ju informojmë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka pasur shpërthim të rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitiv në teste 141 persona.


Shtuar 17.06.2020 09:32