“Dashuri më shikim të parë”, Seldi dhe Sindi i tregojnë të gjitha në daljen publike (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela.

Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të gjithëve na shkuan sytë tek unaza në gishtin e Sindit, e cila dukej si një unazë fejese.

Nuk e dimë nëse Seldi i ka dhënë sërish fund beqarisë pasi asnjëri prej të dyve nuk dëshiron të prononcohet.

Ditën e djeshme, çifti ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5”, duke bërë kështu daljen e parë publike të dy.

Ata treguan se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

“Mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu ka qenë”, u shpreh Seldi.

Sindi tregoi se gjërat erdhën në mënyrë spontane dhe se muajit e karantinës i kaluan së bashku, pasi Seldi mbeti në Belgjikë, ku ajo jeton.

Më tej, bukuroshja brune shtoi se mbi të gjitha ata janë shokë të ngushtë dhe se personi i parë që merr në telefon është ai.

“E vërtetoj këtë fakt. Gjërat erdhën shumë spontane, u takuam na ecte muhabeti, mbi të gjitha jemi shumë hokë të ngushtë. Sa më ndodh diçka personi i parë që marr në telefon është ai, më pas natyrisht është dhe i dashuri im”.

Seldi ka mohuar edhe lajmet për martesë, duke thënë se mediat e kanë ekzagjeruar dhe se e kanë bërë me fëmijë, por në fakt është thjesht në lidhje.

“Nuk kam dashur të përflitem për lidhjet dhe nuk më pëlqen të bëhet e madhe. Ata e bëjnë me fëmijë, fejesa, martesa”, duke shtuar se: “Lidhja është shumë serioze dhe në hapat e duhura.”

Sakaq, ai ka treguar edhe se projekti më i fundit muzikor ‘Nutella’ është një dedikim për Sindin. Kënga ishte punuar vite më parë, por ishte pikërisht modelja ajo që e shtyu ta publikonte.


Shtuar 18.09.2020 07:07