“Kaubojsi” dyshon se Veliaj nuk është infektuar me COVID-19: Gënjeshtër, virusi nuk i afrohet!

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke u shprehur se vendimi i qeverisë për ndalimin e muzikës ishte i nxituar.

“Lezha është një qytet i vogël dhe të gjitha forcat politike duan të marrin. Bashkia e Lezhës le të themi është një lopë e mirë për t’u mjelë për politikën.

Dhe ia kanë dalë. Ndalimin e muzikës e quaj të nxituar dhe të pakoordinuar. Të mendosh që virusi është aktiv pas orës 8 lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh ai.

Në një intervistë për “Edicioni Veror”, Ndocaj tha e konsideroi infektimin me koronavirus të kryebashkiakut Veliaj, si një propagandë të tij të radhës.

“Për mua është propaganda e radhës. Virusi atij nuk i afrohet”, tha ai.

Më tej, Ndocaj tha se do të kandidojë për deputetet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nën logon e partisë Aleanca Demokristiane.


Shtuar 30.07.2020 20:06