I hoqi fotografinë nga zyra, Thaçi flet për veprimin e Osmanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë për vendimin e Vjosa Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së tij nga zyra e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Thaçi në A Show ka thënë se nuk ka “ndjesi private, personale, në asnjë rrethanë” rreth veprimit të Osmanit.

“Sjellja e kryetares së Kuvendit duhet të jetë në raport me institucionet dhe me ligjin”.

Thaçi ka thënë se “të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale, dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral”.

“Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve”.

“Nuk dëshiroj të merrem me personin në fjalë. Më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova. Nuk më brengos në rrafshin personal dhe privat, por duhet të kemi pjekuri politike”.


Shtuar 7.02.2020 20:24