Humbi babain dhe vetë u infektua nga COVID-19, gazetari apel shqiptarëve

Gazetari, Berat Buzhala i cili humbi babain e tij dhe u infektua vetë me COVID-19.

Duke iu referuar neglizhencës së qytetarëve, Buzhala thotë se “organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim”.

POSTIMI I PLOTE

Ma çoi dikush nje video prej nje dasme mbrame. Nje dalldisje e cmendur. As D’ja prej distances sociale. Ne anen tjeter ne QKUK dhe ne pikat tjera shendetesore nuk ka me shtreter te lire ne dhoma. Pacientet po shtrihen dhe trajtohen ne korridore. Komunikimi shtet qytetare nuk po funksionon.

Organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare.

Per kete arsye tash secili duhet te luftoje per te shpetuar koken e vet dhe te familjes. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim.

Së di pse i mbyllem kishat e xhamiat. Bile ndoshta dikush ish lutem. /albeu.com/


Shtuar 28.07.2020 11:43