Një pacient që e kishte bërë testin për COVID-19 dhe po priste rezultatin, ka vdekur mbrëmë në spitalin e Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit, Mursel Pllana.
Të lidhura
None found
“Ai është testuar dhe janë në pritje të rezultatit të cilin presim ta marrim brenda 24 orëve për të ditur nëse ka qenë me COVID-19 apo jo”, tha drejtori Pllana shkruan kallxo.com.
Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri në të cilin po trajtohen pacientët nga Vushtrria e Mitrovica janë dukë u trajtuar gjithsej 28 paicentë
Sipas të dhënave nga spitali katër pacientë janë në intubim.
18 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa edhe 10 të tjerë janë në pritje të rezultatit.
Ndërsa nga stafi mjekësor nëntë persona janë të infektuar, ne mesin e të cilëve dy mjekë, gjashtë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.
