Haradinaj e thotë troç: Pse e dua postin e presidentit

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e tij për president të vendit. Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10. Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Sa herë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se për zgjedhjen e presidentit të ri, domosdoshmërisht duhet të futet në koalicion edhe një parti tjetër. “E vetmja mënyrë për zgjedhjen e presidentit është futja e një partie tjetër në koalicion”, shtoi Harradinaj.


Shtuar 21.08.2020 06:26