Besart Berisha ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në kampionatin australian të futbollit.
Për këtë tifozët e Ligës Australiane të futbollit e kanë shpallur Berishën si lojtarin më të mirë të dekadës në Australi.
Berisha është njëkohësisht golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian. Ai ka luajtur me Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe së fundmi me Wester United . Ai ka shënuar 122 gola deri më tani në kampionatin australian.