Momenti kur mësuesi turk kapet në Laprakë, shokët i thonë bëj sikur të bie të fikët

Turku Harun Çelik me profesion mësues është dëbuar nga Shqipëria.

Kjo ngjarje është pasqyruar gjerësisht në disa media turke, të cilat kanë publikuar edhe pamje nga momenti i dërgimit të tij në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Çelik është marrë nga drejtoria e azilantëve në Laprakë për t’u dërguar më pas në aeroport.

Në video shihet momenti kur shokët e tjerë, pjesë e lëvizjes “FETO” i thërrasin Harun Celikut duke i thënë “Harun bej sikur te bie te fikët”, që ai të arrijë të shpëtojnë.

Mediat turke thonë se 41-vjeçari është sjellë në Turqi pas një operacioni Feto të kryer në Shqipëri.


Shtuar 2.01.2020 12:19