Afër 14 mijë raste me Covid-19 që nga marsi në Kosovë

Numri i rasteve të reja me koronavirus që një kohë në Kosovë është dukshëm në rënie.

Bashkë me rënien e numrit të rasteve të reja, është vërejtur edhe ulje e vdekshmërisë së pacientëve të infektuar.

Gjerë më tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 15 mijë e 758 raste me COVID-19, nga 69 mijë e 652 persona të testuar.

Numri i viktimave në vendin tonë ka arritur ndërkaq në 630.

Aktualsiht numri total i rasteve aktive aktualisht është 1 mijë e 341.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti”.


Shtuar 4.10.2020 06:37