​Haradinaj kundër dialogut pa SHBA-në: Nuk i besoj Qeverisë Hoti

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur përsa i përket dialogut me Serbinë teksa vendi udhëhiqet nga kryeministri Hoti.

Ai ka thënë për RTK-në se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA-në.

“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësua lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj.

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizua dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”


Shtuar 4.08.2020 19:03