55 të infektuar shtrohen në QKUK, 12 pacientë në terapi intensive

55 persona të tjerë janë hospitalizuar në klinikën Infektive të QKUK-së. Mësohet se, 42 prej tyre janë në gjendje te stabilizuar dhe 12 të tjerë po marrin oksigjenoterapi në përkujdesje intensive.

Po ashtu, një pacient vazhdon të jetë në gjendje të rëndë ne aspirim.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Fatkeqësisht, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. Gruaja ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Shkon kështu në 16 numri i viktimave nga pandemia në Kosovë


Shtuar 21.04.2020 09:42