188 raste të reja në Kosovë, si paraqitet situata e të infektuarve

Koronavirusi u ka marrë jetën gjatë 24 orëve të fundit 12 persona në Kosovë, raportojnë autoritetet shëndetësore, duke e çuar kështu në 327 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend.

Gjithashtu janë konfirmuar 188 raste pozitive me Covid-19, nga 462 testime të kryera. Numri total i rasteve pozitive është 10247 raste, prej tyre 3976 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 5944.


Shtuar 9.08.2020 13:18