Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e parë të të infektuarve me Covid-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 889.
Derisa 14 mijë e 51 persona kanë arritur që të shërohen nga infektimit i COVID-19, janë edhe 635 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se janë 1 mijë e 203 raste aktive.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit numri i të shëruarve ka qenë më i madh karshi rasteve të infektuar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren). Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.