Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj me Policinë e vendit teksa situata në veri vijon të mbetet e tensionuar.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook.
“Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar sot me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e sulmeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Policia ka bërë të ditur po ashtu se edhe 3 sulmues serbë janë të vrarë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë.