KOMBËTARJA/ Ky është programi për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e diela grumbullimin për tre ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, kundër Andorrës në transfertën e 25 marsit, Anglisë në shtëpi më 28 mars dhe ndaj San Marinos në 31 mars në transfertë.

Për këto tre sfida është publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit programi stërvitor dhe mediatik i kuqezinjve.

Programi

E hënë, 22 mars

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:15, nga kompleksi stërvitor në Barcelonë

Seanca stërvitore në kompleksin stërvitor në Barcelonë, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 23 mars

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:15, nga kompleksi stërvitor në Barcelonë

Seanca stërvitore në kompleksin stërvitor në Barcelonë, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 24 mars

Mbërritja në Andorra, ora 12:00

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në stadiumin e Andorrës

Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e Andorrës, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 25 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

ANDORRA-SHQIPËRI, ora 20:45, Estadi Nacional

E premte, 26 mars

Nisja e skuadrës nga Andorra për në Shqipëri, ora 11:00

Mbërritja në Kompleksin Tropikal, ora 14:00

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 27 mars

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në Kompleksin Tropikal

Seanca zyrtare stërvitore në Kompleksin Tropikal, ORA 13:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 28 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

SHQIPËRI-ANGLI, ora 18:00, “Air Albania Stadium”

E hënë, 29 mars

Nisja e skuadrës për në San Marino, ORA 13:00

Mbërritja e skuadrës në San Marino, ORA 15:10

Seanca stërvitore në San Marino, ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 30 mars

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në stadiumin e San Marinos

Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e San Marinos, ORA 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 31 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

SAN-MARINO-SHQIPËRI, ora 20:45, Stadio Olimpico di Serravalle

Shtuar 20.03.2021 07:03