Personat me aftësi të kufizuara po protestojnë ditën e sotme përballë Bashkisë së Pogradecit pasi shteti i ka bllokuar marrjen e ndihmës ekonomike.
Gjatë intervistave për “Fax News”, familjarët pohojnë se për 1 vit e gjysmë nuk kanë marrë ndihmën ekonomike, ndërsa kjo është protesta e 3-të që organizojnë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare, ndërsa familjarët e shqetësuar tregojnë vështirësinë që përballen si pasojë e mungesës së ndihmës ekonomike.
“Kjo është hera e 3-të që protestojmë, që kur e kemi takuar nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Nuk kemi marrë lekët e fëmijëve tanë me aftësi të kufizuara. Pagesat nuk kanë kaluar që në qershor. Na kanë premtuar por edhe nuk ka kanë paguar, ne na gënjejnë”, u shpreh një prej protestueseve.
“I kemi fëmijët me ilaçe dhe na gënjejnë, nuk na kanë dhënë pagesat për personat me aftësi të kufizuara, do të vazhdojmë protestën. E kam djalin e sëmurë është 40 vjeç. Kemi një vit e gjysmë që na gënjejnë dhe nuk na japin lekët. Kemi marrë lek borxh, marr pensionin tim dhe e mbaj djalin me vështirësi. Na premtojnë kot por nuk na kanë dhënë”, tha një e moshuar./albeu.com