Lajmi se Xhemi Shehu nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli” ka marrë dhenë prej kohësh e madje vetë moderatorja e ka konfirmuar.
Në një foto të postuar nga mikja e saj, Arbana Osmani, Xhemi është pyetur nëse lajmi i largimit është i vërtetë apo jo dhe përgjigja e saj ishte “PO”.
Por, duket se diskutimet në lidhje me largimin e saj do të vazhdojnë, pasi ka qenë përsëri Arbana Osmani, ajo që ka ngritur dyshime.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Osmani shkruan: Po, kjo thotë që ka ik nga Topi, por sipas meje më shumë ka ikur nga trutë.
Epo ndjekësit sapo u bënë akoma më shumë lëmsh.