U takua me ministrin e infektuar, çfarë vendimi mori Ivanka Trump (FOTO LAJM)

Vajza e Presidentit ametikan, Ivanka Trump ka punuar në shtëpi të premten, si masë kundër koronavirusit. Kjo e fundit është takuar së fundmi me ministrin e Brendshëm austrilian Peter Dutton, i cili rezultoi pozitiv me koronavirusin.

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Ivanka Trump nuk po shfaq ndonjë simptomë të sëmundjes dhe se ajo nuk ka nevojë të vetë-karantinohet.

“Shtëpia e Bardhë është e vetëdijshme që Z.Dutton rezultoi pozitiv për Covid-19. Ai ishte asimptomatik gjatë ndërveprimit. Ekspozimi u vlerësua dhe Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi, në përputhje me udhëzimet për CDC, që Ivanka nuk shfaq simptoma dhe nuk ka nevojë të vetë-karantinohet”, tha në një deklaratë zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere duke shtuar: “Ajo punoi nga shtëpia duke u treguar shumë e kujdesshme, derisa të jepen udhëzime”.

Po ashtu prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr, i cili gjithashtu u takua me Dutton, “ndjehet mirë dhe nuk po shfaq asnjë simptomë.

Ai po qëndron në shtëpi dhe është këshilluar me CDC. CDC nuk rekomandon që ai të testohet në këtë pikë”, tha zëdhënësi i tij, Kerri Kupec.


Shtuar 14.03.2020 08:11