Tërhoqi zvarrë qenin nëpër Tiranë, goditja në zemër i merr jetën autorit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë në media bëri bujë videoja tronditëse e një qeni i cili po zvarritej nga një makinë në ecje.

Për këtë vepër penale, u ndalua nga Policia e Tiranës shtetasi Faik Perkoxha.

Sot mësohet se ky shtetasi, 50-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale. /albeu.com/


Shtuar 22.09.2020 15:56