SHBA/ Plënc, gështenja e presh, dy shqiptarët shtangin doganierët me valixhen e tyre

Dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së, kanë gabitur autoritetet dhe mediat përtej Antantikut.

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore, të ndaluara, brenda në valixhen e dy shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të 2019, por është bërë sot publike.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë, raportohet se u gjetën mes të tjerash mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc si dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë dy shqiptarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.


Shtuar 6.01.2020 22:02