Rrjeti kaq deshi, Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku (FOTO LAJM)

Ai i preferuari i vajzave shqiptare dhe ajo e preferuara e djemve, nuk kishte si të mos bëntë bujë një foto e tyre së bashku.

Capital T dhe Adrola Dushi pozuan së bashku dhe të gjithë “u ngritën në këmbë”.

Mirëpo, mos u panikosniiii! Ne ju sigurojmë se janë thjesht dy shok të mirë dhe të bukur sigurisht, por nuk ka asgjë përtej.

Capitali e ka shoqëruar foton vetëm me një zemër, duke ngritur goxha pikëpyetje, por ua japin ne përgjigjen.

Sikundër ua kemi thënë edhe më parë prej kohësh, Adrola është në një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Madje, nëpër media të ndryshme thuhet se çifti ka nisur të bashkëjetojë dhe se modelja është shpërngulur në Prishtinë.

Mirëpo si duket marrëdhënia mes tyre qenka konsoliduar goxha dhe tashmë janë drejt martesës.


Shtuar 22.07.2020 13:13