Qytetarët mezi paguajnë faturat e ujit, UKT shpenzon 38 mln Lekë me “GPS” për automjetet

Qytetarët e Tiranës janë ankuar me të drejtë në muajt e fundit, sepse faturat e ujit të pijshëm që u vijnë nga UKT-ja dhe Bashkia, janë shumë të larta dhe të “fryra”.

Por ata nuk janë në dijeni të faktit se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës në vartësi të Bashkisë, duket se ka bërë një “hop cilësor” në mënyrën se si koncepton dhe realizon tenderat për të shpenzuar paratë që grumbullon me shumicë nga qytetarët.

Nw dokumentin e bashkwngjitur tekstit tregon një prej tenderëve të shumtë që UKT-ja realizon me miratim të Lali Erit, i cili ngre hije dyshimi për mënyrën se si ka plotësuar kriteret e tenderimit.

Bëhet fjalë për një tender në shumën e 32.9 milionë lekëve (të vjetër), për blerje pajisjesh ‘GPS’ (për gjurmim) të automjeteve të UKT-së, që kjo e fundit e ka shpallur me procedurë të përshpejtuar dhe fare pa garë.

UKT-ja jo vetëm që e ka paracaktuar kompaninë që ka fituar këtë tender në datën 22 qershor, ose dy ditë më parë, por ka shtuar edhe vlerën totale përfundimtare të shpenzimeve nga 32.9 milionë që ishte fillimisht në 38 milionë lekë.

Burimet pranë UKT-së, se tenderi i është dhënë kompanisë “A-T-D Albania Technology Distribution” sh.p.k, një kompani e afërt me mikun e kryebashkiakut Erion Veliaj, ish-drejtorit të “NPR-Tiranë”, Blendi Gonxhe, sot drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së.

Nga sa kemi mësuar, ky i fundit është përfitues i një mori tenderësh nga Bashkia e Tiranës, duke nisur që nga mirëmbajtja e automjeteve të bashkisë, blerja e automjeteve të reja, dhënie me qira automjetesh, apo shërbime të tjera, t cilat i siguron kundrejt tenderëve të drejtë për drejtë, nga kompanitë private që ka nën administrim.

Referuar tenderit më të fundit të UKT-së, lloji i procedurës që është formuluar ke qenë “Kërkese për Propozime-Shërbime” dhe objekti i kontratës kuadër ishte për “Shërbim GPS automjetesh”, me numër reference të procedurës “REF-56228-04-15-2020”, dhe me fond limit shumën prej: 3.298.200 (tre milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e dyqind) lekësh pa tvsh.

Por pasi kontrata u lidh vetëm dy ditë më parë, shuma u ndryshua duke u rritur pak dhe shkoi në vlerën totale përfundimtare të kontratës (duke përfshirë lotet, opsionet dhe nenkontraktimin), në 3.808.800 lekë.

Ishte pikërisht kompania “A-T-D Albania Technology Distribution” sh.p.k., e cila e përfitoi këtë tender pa garë dhe pa kompani rivale në tenderim në datën 22.06.2020.

Kjo kompani, pra “A-T-D Albania Technology Distribution” ka si adresë rrugën “Pjetër Bogdani” (Nr.10, Kati 3, Apartamenti 10) në Tiranë, dhe numër të NIPT-it, “L21811033B”./atdheu.com


Shtuar 24.06.2020 14:03