Dyndje pacientësh tek Infektivi, numri i shtretërve drejt fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 67 raste të reja me koronavirus.

Si pasojë e shtimit të të infektuarve, është rritur dhe numri i pacientëve në spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Vetëm gjatë paradites së sotme ka pasur 17 shtrime të reja gjë që çon drejt ezaurimit kapacitetet në spital.

Më herët Mamastirliu njoftoi se nëse rastet do të shtohen, do të rihapet spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Covid-4 në rrugën Tiranë-Durrës.

“Kemi marrë gjatë këtyre 3 muaj të gjitha masat. Nëse do të kemi shtim të rasteve do të rihapet spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe nëse sërish numri shtohet, do të hapim spitalin Coviod-4 në rrugën Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur vijimin e transportit publik ndërqytetas dhe brenda qytetit por duke respektuar një plan të caktuar masash. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet moszbatimi i masave”, tha Manastirliu


Shtuar 24.06.2020 14:15