“Plas” sherri në burgun 313, urdhërohet izolimi i bandës së Avdylajve (FOTO LAJM)

Pas një sherri të ndodhur në ambientet e burgut 313, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka kërkuar izolimin e anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe italianit Giovani di Cosimo.

Sherri mësohet të ketë ndodhur në ambientet e paraburgimit me punonjësit e policisë.

Shkresa për izolimin e Hajri Seferit, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin dhe Giovani di Cosimo mban datën 23 Maj dhe i është dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila do të shqyrtojë nëse vendimi është i drejtë.

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e saj do të zhvillohet në orën 14:00 të ditës së sotme.


Shtuar 29.05.2020 10:42