Përfundon në psikiatri, çfarë po ndodh me Princ Harryn? (FOTO LAJM)

Mesa duket Princ Harry po përjeton një periudhë të vështirë në jetën e tij. Sipas revistës “Globe”, ai është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik.

Ai ka pësuar një krizë nervore nga vdekja e nenës së tij, Princeshë Diana, e cila humbi jetën në një aksident me makinë.
Rapotohet se dhimbjen ai e ka mbajtur përbrenda që nga viti 1997.

Për të mos mjaftuar jo, gjendja e tensionuar në familjen mbretërore ka ndikuar shumë tek ai.

Largimi i tij dhe i Meghan Markle nga familja mbretërore i dhanë atij goditjen finale.

Ishte vetë Harry që pranoi në një moment se nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij.

Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në SHBA dhe mesa duket nuk qenka aspak e lehtë për të.

Në muajin mars, ata mbyllën të gjitha detyrimet mbretërore dhe tashmë kanë vendosur të bëjnë një jetë të thjeshtë larg vëmendjes mediatike.


Shtuar 21.05.2020 07:24