Pas rikthimit, “Rebelde” kanë një surprizë akoma më të madhe (FOTO LAJM)

Telenovela e ‘Rebelde’ është transmetuar në Shqipëri në vitin 2008 dhe në atë kohë ka thyer rekorde shikueshmërie.

Të gjithë të rinjtë ishin fiksuar pas saj, madje shpesh imitonin veprimet e aktorëve ose identifikoheshin me ta.

Në vitin 2008 të gjithë dëshironin të jetonin në kolegj, pasi e mendonin jetën po aq të bukur sa shfaqej në telenovelë.

Aktorët më kryesorë të ‘Rebelde’ ishin: ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’.

Anëtarët e grupit u takuan në dhjetor të 2019, kur edhe kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen bashkë dhe në të shkruanin: “Përgjithmonë”, duke ndezur shpresat tek fansat për një ribashkim.

Sikundër na kishin lajmëruar ata u rikthyen në 3 shtator, pas shumë vitesh, duke publikuar këngët e tyre në Spotify dhe për hir të së vërtetës u pritën super mirë nga fansat.

Por, prisni sepse ka akoma.

Christian Chavez a.k.a Xhovani ka treguar së fundmi se në tetor ata do të sjellin një surprizë të madhe”, por pa dhënë detaje.

Nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë por ne e nisëm numërimin mbrapsh.


Shtuar 19.09.2020 07:56