Pas karantine xhinset e ngushta nuk “pranohen” më, si ti zëvëndësoni (FOTO LAJM)

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe kjo vlen sidomos kur bëhet fjalë për modën. Një prej trendeve që po shohim të zhduket ngadalë janë xhinset e ngushta.

Të famshmit, yjet e street style dhe stilistë të shumë po i zëvendësojnë xhinset super të ngushta me opsione më të gjera. Nuk po flasim për xhinset boyfriend, edhe pse edhe ato janë një model shumë i pëlqyer këto kohë.

Po flasim për xhinset e lirshme që i tregojnë format tuaja pa dhënë atë pamjen mbytëse të xhinseve “skinny”, të ngushta.

Këto modele xhinsesh do t’i lënë edhe këmbët tuaja të gjora të marrin frymë dhe për më tepër duken shumë bukur. Vajzat e famshme po i preferojnë shumë.


Shtuar 15.04.2020 16:17