Nëpër rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Rama e sheh veten në faqet e tifozëve “bardhezi” (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme kryeministri, Edi Rama doli nëpër rrugët e Tiranës për të ndërgjegjësuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi në këto kohë të vështira për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Përtej së tjerash, ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte edhe xhupi i Juventusin që mbante veshur kryeministri, pasi sic dihet ai është një tifoz i deklaruar i “zonjës së vjetër”.

Mirëpo fotot e Ramës në rrugët e Tiranës me xhupin e “Zonjës së Vjetër”, janë bërë virale në internet, ose më saktë nga tifozët juventin.

Në një prej faqes së tifozëve bardhezi në Itali, janë shpërndarë fotot e Edi Ramës, teksa shoqërohen me shkrimin: “Kryeministri shqiptar Edi Rama përballet me emergjencën e koronavirusit me xhupin e Juventusit”. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2020 13:52