Mënyra e veçantë e Setien, stërvit lojtarët e Barcelonës me sy mbyllur (FOTO LAJM)

Trajneri i Barcelonës, Quique Stien së fundmi ka përduar një metodë të veçantë stërvitore me disa nga futbollistët.

Setien i bëri Antoine Griezmannin, Nelson Semedon dhe Samuel Umtitin të kryenin një ushtrim me sy mbyllur.

Treshja u desh të vraponte me sy të lidhur me shirit.

Detyra e tyre ishte e përqendruar në përmirësimin e bashkërendimit dhe orientimit, edhe pse atyre u është dashur ca kohë për ta kuptuar këtë ushtrim.


Shtuar 9.02.2020 12:48